string(58) "hasani-duhet-te-hiqet-pragu-zgjedhor-qe-te-mos-kete-ngerce"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 7:55

Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 7:55

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka propozuar heqjen e pragut zgjedhor prej 5 për qind për partitë parlamentare, ose uljen e tij në 1 apo 2 për qind, si zgjidhje për të shmangur ngërçet politike në konstituim të institucioneve

Konstitutimi i Kuvendit ka dështuar tash e 12 seanca, teksa një përpjekje e re do të bëhet sot. Sipas Hasanit, kjo situatë s’do të përsëritej po që se s’do të kishte prag zgjedhor.

“Për të mos ndodhur ngërçi duhet hequr pragu. Të bëhet loja me më shumë aktorë. Kjo nuk e komplikon më tutje. Vijnë forca e individë të rinj. Jepet mundësi dhe Kuvendi bëhet më garues më divers. Ngërçi jam i bindur se i takon historisë sepse s’ka kush t’i mbajë… t’i abuzojë”, ka thënë ai në Koha.net.

Hasani ka vlerësuar se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje që tash të kalohet pas disa votimeve të hapura në votim të fshehtë për emrin e kryeparlamentarit, është kundërkushtetuese. Sipas Hasanit, kjo përpjekje është “uzurpim i funksionit të kryetarit të Kuvendit”.