Hasani: Dekreti shihej qartë edhe nga qielli se është antikushtetues - Gazeta Express
string(67) "hasani-dekreti-shihej-qarte-edhe-nga-qielli-se-eshte-antikushtetues"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 6:55

Hasani: Dekreti shihej qartë edhe nga qielli se është antikushtetues

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 6:55

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se është parë qysh nga fillimi se dekreti i shpallur nga presidentja Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, është antikushtetues.

Sipas tij, të gjitha pikat e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të arsyetuara dhe të bazuara.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Hasani ka thënë se efekti i dekretit të Osmanit nuk ka kurrfar efekti.

“Në bazë të pjesëve që i ka dhënë në aktgjykim gjykata, është jashtëzakonisht, profesionalisht e arsyetuar pse dekreti është jokushtetues, të gjitha pikat, tërësisht ka qenë i bazuar. Efekti i dekretit është zero. Po ta kishte lejuar atë, dekreti do të duhej të ishte ‘shpërndaj parlamentin’, jo ‘shpërndahet’, sepse 2/3 kanë votuar, sepse nuk është zgjedhur qeveria për herë të dytë, sepse nuk është zgjedhur presidenti për 60 ditë, të gjitha këto i ka konfirmuar gjykata në nenin 82. Nga dita e parë kam thënë se shihet qartë nga qielli që është antikushtetues”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement