Hasani: Ballkani Perëndimor, pjesë e thelbit strategjik të Europës - Gazeta Express
string(64) "hasani-ballkani-perendimor-pjese-e-thelbit-strategjik-te-europes"

Gazeta Express

12/07/2025 19:20

Hasani: Ballkani Perëndimor, pjesë e thelbit strategjik të Europës

Gazeta Express

12/07/2025 19:20

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut 2025, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, tha se Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit – ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.

Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë – përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën – Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje – janë domosdoshmëri.

“Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë – është kontribuuese. Nuk presim – po ecim përpara”.

Ministri nënvizoi se Shqipëria ka hapur katër grupkapituj negociues – përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm – dhe se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.

Sipas ABCNews.al, ai paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen nga aktorë autoritarë, duke mirëpritur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.

“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen evropiane”, ka thënë Hasani.