Shkolla prestigjioze Ivy League e ka cilësuar vendimin e administrates Trump për ndalimin e studentëve të huaj, si hakmarrje kushtetuese për mosbindjen ndaj kërkesave të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Reuters, Universiteti Harvard e ka paditur administratën Trump për ndalimin e papritur, ndërsa qeveritë jashtë vendit kanë shprehur shqetësim për veprimet e administratës ndaj Harvardit si pjesë e sulmit të fundit ndaj arsimit të lartë elitë në SHBA.
Universiteti Harvard ka njoftuar se po sfidon vendimin e administratës Trump për ta ndaluar shkollën Ivy League të regjistrojë studentë të huaj, duke e quajtur atë hakmarrje kushtetuese për shkak të mosbindjes së mëparshme ndaj kërkesave politike të Shtëpisë së Bardhë.
Në një padi të depozituar në një gjykatë federale në Boston, Harvard tha se veprimi i qeverisë shkel Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA-së dhe do të ketë një “efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues për Harvardin dhe më shumë se 7,000 mbajtës vizash”.
Dihet se Harvard regjistron pothuajse 6,800 studentë të huaj në kampusin e tij në Cambridge, Massachusetts, ndërsa shumica janë studentë pasuniversitarë dhe vijnë nga më shumë se 100 vende të botës.