string(93) "harta-sizmike-ne-shqiperi-sizmiologet-nuk-ka-me-ndarje-zonale-i-gjithe-vendi-i-rrezikuar-foto"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2023 18:49

Harta sizmike në Shqipëri, sizmiologët: Nuk ka më ndarje zonale, i gjithë vendi i rrezikuar (FOTO)

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2023 18:49

Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit në vendin tonë ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë që pritet të publikohet në Nëntor, të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot.

Kjo sipas ekspertëve vjen pasi i gjithë vendi konsiderohet njësoj i riskuar.

“Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirëpercaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësire dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit është më e prekur apo e rrezikuar në raport me zonat e tjera kur këto zona në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Harta e re është bazuar në atë që njihet sizmioteti i lëmuar ka informacion tektonik dhe duke qenë se Shqipëria është në një revolucion të këtyre kodeve. Do jetë pjesa bazale mbështetese për kodet anstisizmik që duhet të ketë Shqipëria”, thotë sizmiologu Edmond Dushi për tvklan.

Dushi u shpreh se në hartën e re sizmike, do të rekomandohet që ndërtimet duhet të bazohen tek eurokod 8 për të përballuar tërmete me magnitudë të lartë, të cilat janë tipike të Shqipërisë.

Këtu bëhet fjalë për termete tipike të Shqipërisë të cialt janë mbi 8 ballë, që janë tërmete dëmtuese për tërritorin e Shqipërisë“, tha Dushi.

Sipas ekspertëve, 26 Nëntori i vitit 2019 tregoi se tërmetet e fortë janë prezent në Shqipëri. Megjithatë për sizmiologët fakti që i gjithë rajoni, përfshirë dhe Shqipërinë, ka aktivitet të ngjeshur sizmik nuk është shqetësues.

Territori shqiptar shquhet për mikrotërmete dhe tërmete të vegjël nuk përbëjnë problem, është çlirim energjie në të gjithë territorin, nuk është në një zonë të caktuar që të jetë e përqëndruar diku, nëse do ishte kështu do përbënte shqetësim për aktivitetin sizmik“, tha sizmiologu Llambro Duni për tvklan.

/Gazeta Express