Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb shfaqet edhe në një ndeshje hendbolli - Gazeta Express
string(80) "harta-e-kosoves-me-ngjyrat-e-flamurit-serb-shfaqet-edhe-ne-nje-ndeshje-hendbolli"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/12/2022 20:01

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb shfaqet edhe në një ndeshje hendbolli

Sporte tjera

Gazeta Express

08/12/2022 20:01

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me shkrimin: “S’ka dorëzim” është shfaqur edhe në një ndeshje hendbolli.

Ky flamur është shfaqur në një ndeshje të garave evropiane të hendbollit të luajtur në Slloveni, mes Gorenje Velenje dhe Partizanit të Beogradit.

Lexo Edhe:

Skuadra sllovene shënoi fitore bindëse, kurse ai flamur ishte në pjesën e tifozëve të paktë serbë që ishin prezentë.

Image

Ky flamur u shfaq edhe në ndeshjen e parë të Serbisë në Kampionatin Botëror ndaj Brazilit.

Flamuri ishte edhe në shkallët e stadiumit, e edhe në zhveshtoren e ekipit serb.

Për këtë, FIFA e ka dënuar dje Federatën serbe të futbollit me 20 mijë franga. /Gazeta Express/