Harry i dërgon një letër Charles për t’i kërkuar falje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 21:48

Harry i dërgon një letër Charles për t’i kërkuar falje

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 21:48

Princi Harry i ka dërguar një letër babait të tij, Charles, ku i shprehte keqardhjen për dhimbjen që po përjetonte trashëgimtari i fronit anglez, teksa Princi Philip ishte duke luftuar për jetën e tij.

Sipas mediave britanike, letra ishte shkruar dhe dërguar para se Duka i Sussex të largohej nga Shtetet e Bashkuara për në Britani, për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij.

Ishte një “letër thellësisht personale”, sipas Mirror, në të cilën Princi Harry u përpoq të ndërtonte ura komunikimi me babanë e tij, por plagët që ai shkaktoi nuk janë shëruar ende.

Charles mbetet “thellësisht i lënduar” nga intervista e Harrit për Oprah Winfrey, kur Duka i Edinburgut ishte në ditët e tij të fundit. Ajo që e goditi më shumë ishte pretendimi nga Duka i Sussex dhe gruaja e tij, Megan, për racizëm ndaj foshnjës që do të vinte në jetë.

Sipas një burimi pranë familjes mbretërore, Harry “shkroi letrën drejtuar babait të tij duke u përpjekur të shpjegonte situatën, por tensioni mbetet i lartë dhe gjërat nuk kanë shkuar siç ishin planifikuar” nga Duka i Sussex.

Harry nuk priste që gjithçka të kthehej në normalitet, shpjegon burimi, por ndjenja e tij pasi u takua përsëri me familjen, ishte se do të duhej kohë e gjatë për rikuperuar këtë marrëdhënie.

Nëse kjo është më e lehtë apo më e vështirë, duke jetuar në anën tjetër të botës mbetet për t’u parë.