Harruan bombolën e gazit ndezur, digjet banesa në Tiranë - Gazeta Express
string(55) "harruan-bombolen-e-gazit-ndezur-digjet-banesa-ne-tirane"

Harruan bombolën e gazit ndezur, digjet banesa në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 19:03

 Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë lënia e bombolës së gazit ndezur. Banesa private është në pronësi të E. K., ndërsa raportohet se ka dëme të vogla materiale.

Lexo Edhe:

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.06.2021, rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”, si pasojë e lënies së bombolës së gazit ndezur ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit E. K., ku ka dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.