Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton për takimin e zhvilluar sot me Kreshnik Radoniqin, kryetar i Komisionit Qëndror Zgjedhor, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale të dielën.
Ambasadori thotë se Radoniqin dhe ekipin e tij e ka falënderuar “për përpjekjet e tyre për t’i bërë këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente dhe efikase, dhe vura re rëndësinë e mundësisë që mediat legjitime të jenë në gjendje të vëzhgojnë zgjedhjet në përputhje me ligjet e Kosovës”.
Tutje, ambasadori shprehet se “Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur që po i ofron mbështetje KQZ-së, nëpërmjet një projekti kibernetik të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në punën e saj jetësore për të siguruar integritetin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale”.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...