string(104) "hargreaves-ushtrimi-i-sotem-demonstroi-aftesine-e-fsk-se-per-bashkepunim-me-shba-ne-e-partneret-e-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 23:43

Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në e partnerët e NATO-s

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 23:43

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtrimin “Defender Europe 25”, nikoqire e të cilit është Kosova.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se ky ushtrim demonstroi aftësinë e FSK-së për të bashkëpunuar me forcat nga ShBA-ja, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

“Sot vizitova ushtrimin DEFENDER EUROPE 25, ushtrimi vjetor më i madh i Ushtrisë Amerikane. Ky ushtrim demonstroi aftësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të bashkëpunuar me forcat nga  SHBA,  Shqipëria,  Kroacia,  Maqedonia e Veriut dhe  Bullgaria në vendosjen strategjike të forcave, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Ishte gjithashtu kënaqësi të takohesha me alumnen e 30-të të FSK-së nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në  Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam për ato që ka mësuar në Britani dhe mënyrën si po i përdor ato sot për të sjellë ndryshime në FSK, ndërsa ajo zhvillohet si një forcë e sigurisë e përafruar me standardet e NATO-s”, ka shkruar ambasadori.

aaaaa