Hargreaves shkon te Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës : E rëndësishme të kuptohet çfarë ka ndodhur gjatë konfliktit - Gazeta Express
string(126) "hargreaves-shkon-te-instituti-per-dokumentimin-e-krimeve-te-luftes-e-rendesishme-te-kuptohet-cfare-ka-ndodhur-gjate-konfliktit"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:42

Hargreaves shkon te Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës : E rëndësishme të kuptohet çfarë ka ndodhur gjatë konfliktit

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:42

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka takuar drejtorin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës së Kosovës, Atdhe Hetemi, për punën e të cilit tha se është e rëndësishme që të ndihmojë në kuptimin e të vërtetës së asaj që ndodhi në Kosovë gjatë luftës.

Hargreaves ka lavdëruar qasjen gjithëpërfshirëse të Institutit që fokusohet te viktimat dhe gjithashtu bashkëpunimin me institucionet e bashkësinë ndërkombëtare.

:Pata kënaqësinë të takoja Atdhe Hetemin, drejtor të “Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës së Kosovës” dhe të dëgjoja për punën e rëndësishme që ai dhe ekipi i tij i përkushtuar po bëjnë për të mbledhur dokumentacion që lidhet me periudhën para, gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1990. Qasja gjithëpërfshirëse dhe e përqendruar te viktima e Institutit, duke punuar me të mbijetuarit, institucionet, shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare, është një pjesë e rëndësishme e të kuptuarit të së vërtetës së asaj që ndodhi këtu dhe do të ndihmojë në mbështetjen e procesit të shërimit dhe në nxitjen e pajtimit afatgjatë”, ka shkruar ai. /Express/