Hargreaves kërkoi marrëveshje mes partive, Avdyli thotë se VV ka bërë të gjitha kompromiset e nevojshme për zhbllokimin e ngërçit - Gazeta Express
string(128) "hargreaves-kerkoi-marreveshje-mes-partive-avdyli-thote-se-vv-ka-bere-te-gjitha-kompromiset-e-nevojshme-per-zhbllokimin-e-ngercit"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 8:32

Hargreaves kërkoi marrëveshje mes partive, Avdyli thotë se VV ka bërë të gjitha kompromiset e nevojshme për zhbllokimin e ngërçit

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 8:32

Në kohën kur e gjitha vëmendja është tek ndonjë vendim i Gjykatës Kushtetuese, kompromisi politik mes partive po shihet si e vetmja rrugëdalje për zgjidhjen krizës institucionale.

Këtë së fundmi e shprehu edhe ambasadorit të  Britanisë së Madhe në Kosovë Hargreaves.

Por nënkryetari i Partisë Guxo, pjesë e koalicionit më Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, thotë se si koalicion fitues i kanë bërë të gjitha kompromiset e nevojshme për zhbllokimin e ngërçit që partitë ish-opozitare janë treguar destruktive.

Sipas tij, tanimë duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të cilin thotë se do ta respektojnë.

“Koalicioni ynë fitues ka bërë kompromiset e nevojshme për krijimin ei institucioneve duke përfshirë ftesat për koalicion ndaj LDK-së dhe nismës… por kjo ka hasur në vesh të shurdhër. Përveç Nismës partitë opozitare janë treguar  shumë destruktive në kuptimin e  ofrimit të një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve të Kosovës. Ishte bllokadë e panevojshme dhe lehtë e zgjidhshme vetëm duhej  vullneti I partive por si duket inati dhe trauma e humbjes që  kanë pësuar partitë  opozitare s’po mund ta gëlltitin  dhe në këtë rast më së shumti po humbë Kosova . Dhe ne si parti fituese kemi dhënë gjitha opsionet e nevojshme ,.. si votimi i hapur, ai I mbyllur …u refuzuan ftesat për bashkëpunim dhe gjitha mundësitë dhe jemi këtu ku jemi dhe tani duhet të presimi verdiktin e Gjykatës dhe çka do që ai te jetë do të respektojmë dhe do të vazhdojmë më tutje”, tha Avdyli për RTV21.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën nga Radio Gorazhdevci, diplomati britanik, Jonathan Hargreaves, tha se është detyrë e partive politike që të bien dakord për rrugën përpara, duke shtuar nevojën për kompromis mes tyre.

Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara”, tha  Hargreaves.