Hargreaves e falënderon Orav: Dhatë kontribut të rëndësishëm në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike - Gazeta Express
string(114) "hargreaves-e-falenderon-orav-dhate-kontribut-te-rendesishem-ne-ndihmen-ndaj-kosoves-ne-rrugen-e-saj-euro-atlantike"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 14:43

Hargreaves e falënderon Orav: Dhatë kontribut të rëndësishëm në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 14:43

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves e ka falënderuar Aivo Orav, shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, i cili u largua nga kjo detyrë.

Hargreaves tha se ai dha “kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”.

“Faleminderit Aivo Orav për shërbimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Kosovë. Ju keni dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. Ka qenë kënaqësi të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin MB-BE mbi interesat tona të përbashkëta në siguri dhe mirëqenie në Kosovë dhe në rajon”, shkroi ambasadori britanik, duke publikuar një fotografi me ambasadorët e disa vendeve kryesore perëndimore në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement