Harden shkëlqen me 54 pikë në fitoren e Rockets - Gazeta Express
string(47) "harden-shkelqen-me-54-pike-ne-fitoren-e-rockets"

Gazeta Express

14/12/2019 11:29

Harden shkëlqen me 54 pikë në fitoren e Rockets

Gazeta Express

14/12/2019 11:29

James Harden e pati një tjetër superparaqitje dhe Houston Rockets arritën të sigurojë fitore me rezultat 130:107 kundër Orlando Magic, të premten në kuadër të NBA.

Dy net pasi arriti t’i shënojë 55 pikë dhe t’i bëjë tetë asiste në Cleveland kundër Cavaliers, James Harden kontribuoi me 54 pikë dhe shtatë asiste për t’i mposhtur Magic, që i kanë humbur tri ndeshjet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga këto 54 pikë, 30 erdhën nga dhjetë trepikëshat e shënuar të Harden. Kjo është hera e pestë në këtë sezon që Harden arrin t’i shënojë 50 apo më shumë pikë brenda një ndeshjeje.

Russell Westbrook kontribuoi me 23 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asiste, Ndërsa te Magic më i miri ishte Evan Fournier me 27 pikë dhe pastaj Aaron Gordon me 21 pikë.

Los Angeles Lakers 113 — Miami Heat 110

LeBron James kontribuoi me 28 pikë, 12 siste dhe nëntë kërcime, përderisa mysafiri Los Angeles arriti ta mposhtë Miamin për ta siguruar fitoren e gjashtë radhazi.

Milwaukee Bucks 127 — Memphis Grizzlies 114

Giannis Antetokounmpo u kthye në skuadrën e Milwaukeeit, pasi mungoi në ndeshjen e fundit, dhe arriti t’i regjistrojë 37 pikë dhe 11 kërcime, duke e mposhtur Memphisin për ta arritur fitoren e 17-të radhazi.

Los Angeles Clippers 124 — Minnesota Timberwolves 117

Paul George i shënoi 46 pikë dhe Kawhi Leonardi i shtoi 42, duke i ndihmuar kështu Los Angelesit ta fitorja ndeshjen kundër Minesottas në Minneapolis. Leonardi dhe Goerge u bënë dyshja e parë në histori të Clippers që arrijnë t’i shënojnë nga të paktën 40 pikë brenda një ndeshjeje.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve të mbrëmshme në NBA:

Philadelphia 76ers 116 — New Orleans Pelicans 109

Indiana Pacers 110 — Atlanta Hawks 100

Charlotte Hornets 83 — Chicago Bulls 73

Utah Jazz 114 — Golden State Warriors 106

New York Knicks 103 — Sacramento Kings 101