Paulina Nushi ka rrëfyer me emocione të forta momentin kur mori lajmin për arrestimin e zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BSK), pikërisht në kohën kur ajo po kërkonte kompensim për babain e saj të aksidentuar rëndë, i cili sot jeton në karrocë invalidore.
“Haram ju qoftë… sa shumë ju kam lutur BSK-së”, ka thënë ajo, duke shtuar se ndërkohë që familja e saj po përballej me dhimbje, shpenzime dhe pritje të pafundme për drejtësi, doli se në BSK po hetoheshin keqpërdorime të detyrës zyrtare.
Sipas saj, personat e arrestuar ishin pikërisht ata drejtues me të cilët familja kishte pasur komunikim të drejtpërdrejtë gjatë përpjekjeve për kompensim.