Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka thënë në “Pressing”, të T7, se kushdo që qëndron në sallë për votimin e presidentit pa marrëveshje politike është i shitur.
Ai tha se kanë insistuar të kenë 30 nënshkrime për të pasur një kundër kandidat.
“Kushdo që rrin sallë pa marrëveshje politike është i shitur, përsërit s’ka bërë kalkulime politike, por individuale”.
“Ne kemi insistu që t’i kemi 30 nënshkrime dhe të jemi kundërkandidat, shpresoj ta gjejmë mirëkuptimin. Nëse viktimizohet dikush, Ramushi është shpreh i gatshëm”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express