Haradinaj viziton Fadil Fazliun: I gëzohemi kthimit të tij dhe të tjerëve - Gazeta Express
string(72) "haradinaj-viziton-fadil-fazliun-i-gezohemi-kthimit-te-tij-dhe-te-tjereve"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 13:47

Haradinaj viziton Fadil Fazliun: I gëzohemi kthimit të tij dhe të tjerëve

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 13:47

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka vizituar Fadil Fazliun që u lirua me kusht dje nga Specialja.

Ai ka thënë se Fazliu kaloi një sfidë të padrejtë.

“Familja Fazliu ishte në shërbim të atdheut në të gjitha fazat historike të përpjekjeve për liri. Vëllai i dy Heronjve, Fadil Fazliu, kaloi edhe një sfidë të padrejtë, që i ndodhi atij sikurse bashkëluftëtarëve që gjenden ende në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala. Pas kthimit të tij në familje, pata nderin ta vizitoj Fadil Fazliun, për t’i shprehur respektin për qëndrueshmërinë e tij dhe për sakrificën e familjes Fazliu ndër breza.”

Ai ka thënë se i gëzohet lirimit të tij, Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Gucatit.

“I gëzohemi kthimit në atdhe e po ashtu të Gjeneral Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Ngucatit. Presim lirimin e të gjithëve, që t’u bashkohen familjeve të tyre dhe të korrigjohet kjo padrejtësi. Më 17 shkurt, në ora 14:00, bashkohemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të luftës sonë të drejtë e çlirimtare.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement