Haradinaj: Veprimi i Osmanit e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja do ta gjejë një zgjidhje, shpresoj të mos vonohet - Gazeta Express
string(109) "haradinaj-veprimi-i-osmanit-e-ndryshon-gjendjen-kushtetuesja-do-ta-gjeje-nje-zgjidhje-shpresoj-te-mos-vonohet"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 11:01

Haradinaj: Veprimi i Osmanit e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja do ta gjejë një zgjidhje, shpresoj të mos vonohet

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 11:01

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është i bindur që Gjykata Kushtetuese “do ta gjejë një zgjidhje” pasi presidentja Vjosa Osmani iu drejtua të martën.

Ai tha para vazhdimit të seancë konstituive se ky veprim i Osmanit ishte i nevojshëm dhe se “e ndryshon gjendjen”.

Haradinaj tha se “ekziston mundësia e pauzës ose e ngrirjes së afatit 30-ditor”.

“E vetmja shpresë mbetet kjo. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë sepse kemi përgjegjësi, por sikurse e shihni, gjendja s’është e mirë”, tha ai.

Haradinaj shpreson se aktgjykimi i ri i Kushtetueses “nuk do të vonohet”.