Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të Speciales i padrejtë - Gazeta Express
string(53) "haradinaj-vazhdimi-i-mandatit-te-speciales-i-padrejte"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:46

Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të Speciales i padrejtë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gjykimin e krerëve të UÇK-së e ka quajtur të padrejtë.

Ai konsideron se Kosova është ballafaquar njëherë me akuza të tilla, duke e ditur se UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse dhe të pastër.

Lexo Edhe:

Haradinaj ka thënë se udhëheqësit e saj janë të pafajshëm dhe këtë e dëshmojnë edhe masakrat nga forcat serbe të cilat kanë ndodhur në komunën e Rahovecit dhe disa komuna tjera.

Ndërsa ka uruar bashkëluftëtarët e tij për festën flamurit, daljen e Ushtrisë Çlirimtare në skenë, si dhe pavarësinë e Shqipërisë.

“Duke pasur parasysh se e vërteta e luftës sonë ka qenë një luftë mbrojtëse çlirimtare, që është një luftë e drejtë e pastër dhe që ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e saj janë njerëz të pafajshëm dhe kjo më se miri vërtetohet këtu në Rahovec, pra jemi në vendin e shumë masakrave që i dimë, dy Krushat, Seli, Pastasell, Rahoveci vet, gjithë kjo zonë është martire. Kemi parasysh edhe fatin e të zhdukurve, si rasti i profesorit të nderuar veprimtarit Ukshin Hoti. Vërtet është e padrejtë dhe iu uroj gjithë luftëtarëve, gjithë bashkëluftëtarëve festën e flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, por edhe festën e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa thotë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar për këtë rast në mbështetje, por dhe në zbatim të ligjit për mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

“Ne duhet të jemi të bashkuar në këtë rast, jo vetëm Qeveria, po të gjithë, pozitë opozitë, që të mbështesim të gjithë shtetasit e Kosovës, ata janë shtetas të Kosovës, bashkëkombësit tanë, qytetarë të këtij vendi, kuptohet edhe udhëheqës institucional, politik, në këtë rast edhe udhëheqësit e UÇK-së dikur, duhet t’i mbështesim ashtu si ka vendosë parlamenti, pra kemi ligjin për përkrahje, dhe ne duhet ta zbatojmë ligjin dhe jam i bindur që do ta zbatojmë”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se duhet t’i kushtohet kujdes institucioneve të sigurisë por edhe kalimit të ligjit për rimëkëmbje, pasi që në pandemi po ngarkohet ekonomia e Kosovës, por edhe qytetarët.

Këto deklarata Haradinaj i bëri gjatë një vizite në qytetin e Rahovecit, ku mori pjesë në përurimin e një Qendre të Mjekësisë Familjare.