Haradinaj uron popullin amerikan për 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë: Trimëria e saj, frymëzim për ushtrinë e Kosovës - Gazeta Express
string(119) "haradinaj-uron-popullin-amerikan-per-250-vjetorin-e-krijimit-te-ushtrise-trimeria-e-saj-frymezim-per-ushtrine-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 9:29

Haradinaj uron popullin amerikan për 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë: Trimëria e saj, frymëzim për ushtrinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 9:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar SHBA-në në 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane.

Ai tha se trimëria e kësaj ushtrie është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, ndërsa shprehu falënderime për mbështetjen në “momentet më vendimtare të historisë sonë”.

“Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane. Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ushtria amerikane (United States Army) u krijua më 14 qershor 1775, gjatë Luftës për Pavarësinë e SHBA-ve. Komandanti i saj i parë ishte George Washington, i cili më vonë u bë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara.