Haradinaj: Urojmë që nën udhëheqjen e Papës së ri të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë - Gazeta Express
string(99) "haradinaj-urojme-qe-nen-udheheqjen-e-papes-se-ri-te-ndodh-edhe-njohja-e-kosoves-nga-selia-e-shenjte"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 8:05

Haradinaj: Urojmë që nën udhëheqjen e Papës së ri të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 8:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e Papës së ri, Papa Leoni i XIV. Ai ka shkruar se ‘uron’ që nën udhëheqjen e tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

E plotë:

Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.

Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes.

Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement