Haradinaj tregon ‘‘dy të gjeturat kryesore’’ të aktgjykimit të Kushtetueses lidhur me situatën në Kuvend - Gazeta Express
string(100) "haradinaj-tregon-dy-te-gjeturat-kryesore-te-aktgjykimit-te-kushtetueses-lidhur-me-situaten-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:05

Haradinaj tregon ‘‘dy të gjeturat kryesore’’ të aktgjykimit të Kushtetueses lidhur me situatën në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:05

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar të gjetura kryesore të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke thënë se njëra prej tyre është praktika e mëhershme e votimit dhe çështja e bashkëpunimit, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se e rëndësishme është edhe vendimi për kohëzgjatjen e afatit kohor për konstitumin e Kuvendit, e që është 30 ditë.

Po ashtu, Haradinaj ka vlerësuar se tanimë janë pjekë kushtet me u kthy praktika e votës së hapur.

‘‘Vlerësojmë se dy të gjeturat kryesore janë prakitika e mëhershme e votimit, ajo është e parapamë, dhe po ashtu, e gjetur e rëndësishme e që theksohet, është domosdoshmëria e bashkëpunimit në këtë rast, pra në rast të mungesës së shumicës. Këto janë të gjetura, ndërsa në vendim është edhe kohëzgjatja e që janë 30 ditë. Po ashtu që është tepër e rëndësishme si e re që ka ndodh, është edhe insistimi i marrjes së votës pa marrëveshje pa kompromis. Ajo që vlerësojmë tani është që janë pjek kushtet me u kthy praktika e votimit e votës së hapur, janë kriju këto kushte njëkohësisht janë kriju kushte edhe për konsulta për tu dakordu për kandidatin’’, ka thënë ai. /GazetaExpress