Haradinaj takon të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor: Franca, partnere e rëndësishme e vendit në shumë fusha - Gazeta Express
string(126) "haradinaj-takon-te-derguarin-special-te-frances-per-ballkanin-perendimor-franca-partnere-e-rendesishme-e-vendit-ne-shume-fusha"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 12:52

Haradinaj takon të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor: Franca, partnere e rëndësishme e vendit në shumë fusha

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 12:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është takuar me Rene Troccaz, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë zhvilluar diskutim lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha”.

“Mirënjohës për angazhimin e Zotëri Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj.