Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në një takim njohës Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, z. Maurizio Antonini.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
Haradinaj i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe sukses në detyrën e tij diplomatike, duke e falënderuar për mbështetjen e çmuar dhe të vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar.
Postimi:
Prita në takim njoftues Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, z. Maurizio Antonini, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Duke i uruar z. Antonini mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij diplomatik, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar.
Theksova se Kosova duhet t’i rikthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.