Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka takuar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ai shkroi në Facebook se e ka theksuar në këtë takim rëndësinë e partneritetit BE-SHBA për sukseset në Kosovë dhe rajon.
“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, shkroi Haradinaj.