Haradinaj takohet me ambasadorin jorezident të Australisë, i flet për "rol konstruktiv" të AAK-së për zgjidhjen e bllokadës - Gazeta Express
string(120) "haradinaj-takohet-me-ambasadorin-jorezident-te-australise-i-flet-per-rol-konstruktiv-te-aak-se-per-zgjidhjen-e-bllokades"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:25

Haradinaj takohet me ambasadorin jorezident të Australisë, i flet për “rol konstruktiv” të AAK-së për zgjidhjen e bllokadës

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:25

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Australisë në Kosovë, Richard Rodgers, me të cilin tha se ka folur për ngjarjet në vend.

Haradinaj tha se i ka thënë ambasadorit se partia e tij ka “rol konstruktiv” në dhënien e zgjidhjes për bllokadën në Kuvend.

“Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale”.

Haradinaj tha se në këtë takim ka vlerësuar “mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme”.