Haradinaj Stublla kërkon përfshirjen aktive të Britanisë në epilogun e dialogut me Serbinë - Gazeta Express
string(90) "haradinaj-stublla-kerkon-perfshirjen-aktive-te-britanise-ne-epilogun-e-dialogut-me-serbine"

Haradinaj Stublla kërkon përfshirjen aktive të Britanisë në epilogun e dialogut me Serbinë

Gazeta Express

24/09/2020 19:33

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla me Ambasadorin Abbott diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe shkëmbyen pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, si dhe implementimin e saj, bën të ditur MPJD.

Lexo Edhe:

“Gjithmonë kënaqësi e veçantë takimi me Ambasadorin britanik, z.Nicholas Abbott. Theksova nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedare në të arriturat e deritanishme të Kosovës”, citohet të ketë thënë Haradinaj Stublla.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj Stublla falënderoi Abbottin për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, veçanërisht përmes Bursës Chevening, program nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton një komunikatë e MPJD’së.