Haradinaj-Stublla flet me Heiko Maas: Qëndrimi i Gjermanisë ishte vendimtar për përjashtimin e idesë së rrezikshme të ndryshimit të kufijve - Gazeta Express
string(138) "haradinaj-stublla-flet-me-heiko-maas-qendrimi-i-gjermanise-ishte-vendimtar-per-perjashtimin-e-idese-se-rrezikshme-te-ndryshimit-te-kufijve"

Gazeta Express

07/07/2020 10:27

Haradinaj-Stublla flet me Heiko Maas: Qëndrimi i Gjermanisë ishte vendimtar për përjashtimin e idesë së rrezikshme të ndryshimit të kufijve

Gazeta Express

07/07/2020 10:27

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se qëndrimi parimor i Gjermanisë ishte vendimtar në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Lexo Edhe:

“Qëndrimi parimor i shtetit gjerman ishte vendimtar në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Shpreh mirënjohje të thellë Heiko Maas dhe Gjermanisë për mbështetje të vazhdueshme. Për Kosovën Gjermania është partner kredibil në rrugëtimin euroatlantik. Liberalizimi i vizave mbetet pritje e madhe”, ka shkruar Haradinaj – Stublla.