Haradinaj-Stublla flet me Cakajn, njoftohet se veterani i UÇK'së është liruar - Gazeta Express
string(75) "haradinaj-stublla-flet-me-cakajn-njoftohet-se-veterani-i-uckse-eshte-liruar"

Gazeta Express

02/08/2020 13:42

Haradinaj-Stublla flet me Cakajn, njoftohet se veterani i UÇK’së është liruar

Gazeta Express

02/08/2020 13:42

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se ish-luftëtari i UÇK’së, Murtez Kastrati, është ndaluar nga autoritetet e Shqipërisë pas një urdhërarresti që kanë leshuar ndaj këtij të fundit auotiretet e Serbisë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar menjëherë Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stbulla, e cila thotë se ka kontaktuar homologun e saj, Gent Cakaj, i cili ka sqaruar se Kastrati është ndaluar për verifikim dhe është liruar para dy orësh.

Lexo Edhe:

‘Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh”, ka shkruar ministrja, raporton Express.

“Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës”, ka shtuar ajo.

Haradinaj-Stbulla ka thënë se që të mos ndodhin gjëra të tilla, do t’ua vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare listën e veteranëve të UÇK’së.

“Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ajo.

“Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!”, ka përfunduar ajo./Express/