Haradinaj: Shqetësimi i shoqërisë civile për bllokadën politike është real, e mirëpres që na e kujtojnë detyrën tonë - Gazeta Express
string(114) "haradinaj-shqetesimi-i-shoqerise-civile-per-bllokaden-politike-eshte-real-e-mirepres-qe-na-e-kujtojne-detyren-tone"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:20

Haradinaj: Shqetësimi i shoqërisë civile për bllokadën politike është real, e mirëpres që na e kujtojnë detyrën tonë

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:20

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur protestën e sotme të shoqërisë civile përpara Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se mirëpret faktin që shoqëria civile ua kujton deputetëve të Kuvendit të Kosovës detyrën që e kanë.

“Mendoj që paraqesin një shqetësim që ekziston në shoqërinë tonë. Është shqetësim real. Të gjithë e kanë përgjegjësinë e vet. E mirëpres shoqërinë civile që na e kujton detyrën tonë”, ka thënë Haradinaj