Haradinaj: S'duhet m'u bo trim t'u pi makiato në Prishtinë, lufta sjell gjak - Gazeta Express
string(71) "haradinaj-sduhet-mu-bo-trim-tu-pi-makiato-ne-prishtine-lufta-sjell-gjak"

Haradinaj: S’duhet m’u bo trim t’u pi makiato në Prishtinë, lufta sjell gjak

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 22:16

Daut Haradinaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur në Pressing të T7 për zhvillimet e fundit në Kosovë, por edhe për kohën e luftës.

Ai ka thënë se “nuk duhet me u bë trim duke duke pirë makiato në Prishtinë”.

Lexo Edhe:

Këtë deklaratë Haradinaj e tha teksa foli për rolin e veteranit, duke thënë se sot lufta nuk duhet të jetë synim, por paqja.

”Unë e kam thënë se nuk duhet me u bë trim tu pi makiato në Prishtinë, lufta sjell gjak me jetëra të njerëzve. Lufta shkatërron, lufta nuk duhet me pas luftën vullnet. Kush e ka përjetu luftën e dinë, unë. Unë nuk e kam synim luftën, por paqen”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se kur ka qenë pjesë e luftës nuk i ka kuptuar konceptet politike, pasi ka qenë i ri.

Për këtë thotë se nuk dëshiron votë vetëm pse ka qenë pjesë e luftës.

”Nuk kam luftu për me më dhënë dikush votë. Unë kam qenë më i ri, nuk e kam kuptu çfarë dmth partia LDK, ose partia parlamentare. Nuk e kam kuptu”, ka thënë ai. /Gazeta Express