Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria në largim nuk ka përmirësuar kushtet e punëtorëve në sektorin publik e privat.
Ai ka thënë se pagat në Kosovë mbesin ndër më të ulëtat në rajon.
“Qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëmarrësve. Qeveria në largim ka bërë të kundërtën. Sot, paga minimale është një formë asistence, paga mesatare mezi mbulon jetesën, dhe në të dy sektorët; publik e privat, pagat mbesin ndër më të ultat në rajon.
Në vend të dialogut me sindikatat, kemi monolog qeveritar, përbuzje dhe arrogancë. Punëmarrësit publikë trajtohen pa dinjitet, ndërsa inflacioni rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarin.
Edhe më 1 Maj, shohim më shumë retorikë, më shumë largime nga vendi, dhe gjithnjë e më pak shpresë.
Kjo është e vërteta e një qeverisje mashtruese! Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, paçit ditë më të mira!”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...