Haradinaj propozon 21 dhjetorin: AAK është e përgatitur, shkojmë vetë në zgjedhje - Gazeta Express
string(79) "haradinaj-propozon-21-dhjetorin-aak-eshte-e-pergatitur-shkojme-vete-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 11:50

Haradinaj propozon 21 dhjetorin: AAK është e përgatitur, shkojmë vetë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 11:50

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Osmani, ka thënë se sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e kuvendit.

“Sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e kuvendit të Kosovës. Nga ky takim fillon edhe koha për shpalljen e datës së zgjedhjeve parlamentare”, tha ai.

Haradinaj tha se ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kemi propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori, mendojmë që në këtë mënyrë ia fitojmë të paktën ni javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin”, shtoi ai.

Haradinaj e kundështoi propozimin e VV’së që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.

“Pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo përiudhë është një periudhë shumë e çmuar e familjeve tona, e qytetarëve tonë, shumë ngjarjeve festive. Është një arrogancë, një përbuzje, me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor, në periudhën e pushimeve dimërore, që pastaj me mbet me numërime e rezultate edhe natën e vitit të ri”, tha ai.

Ai bëri të ditur që AAK do të garojë e vetme në zgjedhje.

“AAK është e përgatitur për këto zgjedhje, shkojmë të vetëm si aleancë në zgjedhje dhe besojmë shumë që do ta ndihmojmë Kosovën me votën e qytetarit që të mos i humbim kohë më Kosovës.”

Haradinaj shtoi se “pas këtyre zgjedhjeve nuk do të kem tolerancë për askënd që do të bëhet pengesë me ec përpara në krijimin e institucioneve”. /GazetaExpress/