Daut Haradinaj i AAK’së ka kritikuar planin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se nuk është programi që kanë pritur votuesit.
“Në tanësi programi është i thatë dhe duket se është një program anemik ose i pa gjak që fatkeqësisht nuk është ai që njerëzit në Kosovë e kanë prit”, thotë Haradinaj në RTV Dukagjini.
Por çka dallon programi i Kurtit nga programet e kryeministrave të kaluar.
“Secila qeveri ka top prioritetet e veta me të cilat do me u identifikuar”, thotë ai duke përmendur siç thotë të arritura në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër. “Ky program nuk ka diçka konkrete dhe specifike”, thotë Haradinaj.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...