Haradinaj: Prishtinës i duhet një menaxher i fortë që s’bën kompromise me dukuritë negative - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:49

Haradinaj: Prishtinës i duhet një menaxher i fortë që s’bën kompromise me dukuritë negative

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:49

Daut Haradinaj, kandidat i AAK’së për kryetar të Prishtinës është optimist për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Thotë se deri më tani në kryeqytet ka pasur mos-punë dhe neglizhencë.

Haradinaj tregon se çka do t’i ofronte ai Prishtinës si kryetar.

“Qytetarët e Prishtinës kanë nevojë për një menaxher serioz të fortë vendimmarrës, njeri që nuk bën kompromise për dukuritë negative”, thotë Haradinaj.

“Është mundësi e mirë me i dhënë më shumë Prishtinës”, tha ai.

“Në një kryeqytet që i ka tepruar suficit mbi 30 milionë e tu i pas 30 milionë probleme, kjo i bie që ka pasur neglizhencë dhe mos-punë. Politikat qeverisëse në Prishtinë nuk kanë qenë të barabarta për qytetarët  e komunës”, thotë ai në RTV Dukagjini.

“Qeverisja në Prishtinë ka qenë për dikë nënë e për dikë njerkë. Orientimi i politikave zhvillimore ka diskriminuar një pjesë të madhe të kryeqytetit”, theksoi Haradinaj.

“Nuk e fajësoj shumë Shpendin sepse Shpendi kur e ka marrë qeverisjen në mandatin e dytë e ka marrë me Vetëvendosjen dhe pastaj Vetëvendosje është larguar dhe ka mbetur në hendikep në qeverisje”, tha ai.

Cilat janë pritshmërisë për zgjedhjet në Prishtinë?

“Përpjekja ime është me pas balotazh”, thotë ai.