Haradinaj pret ambasadorin e Suedisë, flasin për zhvillimet politike në vend - Gazeta Express
string(75) "haradinaj-pret-ambasadorin-e-suedise-flasin-per-zhvillimet-politike-ne-vend"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2025 17:35

Haradinaj pret ambasadorin e Suedisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Lajme

Gazeta Express

26/02/2025 17:35

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në vend, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në takim me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi zhvillimet politike në vend, forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.”

Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin Westerlund për ndihmën e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës.

“Ambasadorin Westerlund e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Gjatë takimit ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik. Për Aleancën, ky është objektivi kryesor strategjik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësimin e Kosovës direkt në NATO dhe BE.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement