Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën, mosshpallja e dekretit do të ishte shkelje - Gazeta Express
string(92) "haradinaj-presidentja-e-ka-respektuar-kushtetuten-mosshpallja-e-dekretit-do-te-ishte-shkelje"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 8:08

Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën, mosshpallja e dekretit do të ishte shkelje

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 8:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se presidentja e vendit e ka respektuar Kushtetutën në vendimet e saj dhe se mosveprimi do të përbënte shkelje kushtetuese.

Duke folur për zhvillimet institucionale dhe interpretimet kushtetuese, Haradinaj tha se Kushtetuta e Kosovës është relativisht e re dhe se shumë situata po ndodhin për herë të parë, prandaj sipas tij shpesh kërkohet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuta jonë është e re dhe shumë zhvillime ndodhin për herë të parë. Vendimet e gjykatës i zbërthejnë këto situata që janë të paqarta dhe kërkojnë interpretim”, tha Haradinaj në Politiko.

Ai theksoi se nga këndvështrimi i tij juridik dhe politik, presidentja ka vepruar në përputhje me Kushtetutën.

“Sa jam jurist dhe sa jam pjesë e misionit të vendit, mendoj që presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka mbrojtur atë”, u shpreh ai.

Sipas Haradinajt, afatet kushtetuese janë të qarta dhe nuk mund të ndryshohen nga asgjë e as nga procedurat politike.

“Afati kushtetues është afat. Nuk mundemi me e ndryshu as procedura, as asgjë tjetër”, tha tutje Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement