Haradinaj: Po të mbetej në fuqi taksa, AAK nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë Kurti - Gazeta Express
string(88) "haradinaj-po-te-mbetej-ne-fuqi-taksa-aak-nuk-do-te-votonte-per-rrezimin-e-qeverise-kurti"

Haradinaj: Po të mbetej në fuqi taksa, AAK nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë Kurti

Gazeta Express

30/03/2020 21:14

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja e partisë së tij ndaj mocionit të LDK’së, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij.

Lexo Edhe:

Haradinaj tha se nëse Kurti do të mbante në fuqi taksën, AAK do të ishte me të në ditën e mocionit.

:Po ta kish mbrojt zoti Kurti taksën, do të isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

Haradinaj tha se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.

“Më 20 mars e ka heqë taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obliguar veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzuar me shumë gëzim”, ka thënë ai.