Haradinaj përplaset rëndë me Kurtin e Mimoza Kusarin - Gazeta Express
string(52) "haradinaj-perplaset-rende-me-kurtin-e-mimoza-kusarin"

Haradinaj përplaset rëndë me Kurtin e Mimoza Kusarin

Gazeta Express

25/03/2020 13:17

Daut Haradinaj ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës dhe ka replikuar ndaj kryeministrit Kurti dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Haradinaj ka thënë se për patriotizëm u jep shkollë të gjithëve, si kundërpërgjigje për Kurtin i cili tha se e lëshuan flamurin e bajraktarit për Çakorrin sapo erdhën në pushtet.

Lexo Edhe:

Ai tutje i ka thënë Kurtit që të mos e fyejë, duke i përmendur takimin me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, raporton Express.

Përveç Kurtit, Haradinaj i është kundëpërgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari, duke ia përmendur vallëzimin para Gadafit.

“Për patriotizëm personal, shkollë ju mbaj tanve. S’u vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë, çka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se ti 1000 herë. Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me pasë edhe mashtrues brenda partisë që s’e kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mbrojtje të çdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë me m’kallëzu”, ka potencuar Haradinaj. /Express/