Haradinaj përmend vështirësitë në arsim, lë fajtore LVV-në - Gazeta Express
string(57) "haradinaj-permend-veshtiresite-ne-arsim-le-fajtore-lvv-ne"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 13:49

Haradinaj përmend vështirësitë në arsim, lë fajtore LVV-në

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 13:49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e fillimit të ri shkollor, ka thënë se në etapa të ndryshme të historisë, mësimdhënësit bartën mbi supe barrën e madhe kombëtare, ngritjen e brezave dhe sfidën për çlirimin e Kosovës.

Sipas tij, ky 1 shtator do duhej të ishte ditë feste për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, por sipas kreut të AAK-së, sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor

Ai rendit vështirësitë më të mëdha që sot po përballet arsimi në Kosovë, dhe në faj lë partinë që doli fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në etapa të ndryshme të historisë sonë, mësimdhënësit bartën mbi supe barrën e madhe kombëtare; ngritjen e brezave dhe sfidën për çlirimin e Kosovës. Ata sfiduan regjimin famëkeq të Millosheviqit pa asnjë kompensim, ndërsa sot në një situatë normale, 1 shtatori do duhej të ishte ditë feste për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, e sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor”.

“Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor, madje edhe me pamundësinë për t’i siguruar librat me mjetet e dedikuara për subvencionim në shumë prej 80 euro”, ka shkruar Haradinaj.

“Barra mbi këtë gjendje që gjendemi sot rëndon mbi njerëzit që janë në pushtet tash e sa vjet e nuk lanë gjë pa bërë, përpos trajtimit me respekt e paga të dinjitetshme për mësimdhënësit, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, i shpallën armiqësore”.

Haradinaj shtoi po ashtu: “Të vetëdijshëm se nuk e keni aspak të lehtë, ju uroj më të mirat juve mësues, nxënës e prindër, që të keni forcë e kurajë ta përballoni një vit aspak të lehtë shkollor”.