string(104) "haradinaj-perkujton-abdullah-tahirin-e-enver-topallin-dhane-gjithcka-edhe-jeten-qe-kosova-te-jete-e-lire"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 9:24

Haradinaj përkujton Abdullah Tahirin e Enver Topallin: Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 9:24

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heronjtë Abdullah Tahiri e Enver Topalli, në 26 vjetorin e rënies.

Ai ka vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.

“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi,” ka shkruar Haradinaj.