string(92) "haradinaj-perkrahja-e-bashkesise-nderkombetare-e-pershpejtoi-fitoren-dhe-nderpreu-gjenocidin"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:01

Haradinaj: Përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare e përshpejtoi fitoren dhe ndërpreu gjenocidin

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:01

Kryetari i AAK-së, Ramush Harardinaj, duke uruar Ditën e Çlirimit, tha se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.

Ai tha se lirinë e bëri kuptimplotë dhe e përshpejtoi përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-në.

“Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë. Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj./Express/