string(114) "haradinaj-per-vellain-e-luan-dalipit-mafia-energjetike-spo-fshihet-me-cfare-duhet-te-ndodhe-me-shume-se-kaq-popull"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 16:47

Haradinaj për vëllain e Luan Dalipit: Mafia energjetike s’po fshihet më, çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq, popull ?

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 16:47

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se tashmë “mafia energjetike nuk po fshihet më”.

Haradinaj ka përmendur kompaninë e vëllait të Luan Dalipit, që tashmë ka aplikuar për lincenim për tregti me energji elektrike në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se krimi dhe korrupsioni në Kosovë po shpërfaqet gjithnjë e në forma më të rënda dhe sipas tij, fundi “s’do të jetë i mirë” për atë që e cilëson si “mafi energjetike”

“Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi.Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mafia energjetike nuk po fshihet më. Nën dritën e diellit, me emër e mbiemër, para syve të një populli të vjedhur, kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit pa legjitimitet Kurti, shpërblehet në emër të “tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë. Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar.

Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi.

Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?

Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare.