string(116) "haradinaj-pasi-folem-per-lokale-presidentja-e-hapi-edhe-temen-e-ngercit-u-permenden-edhe-zgjedhjet-e-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 17:32

Haradinaj: Pasi folëm për lokale, presidentja e hapi edhe temën e ngërçit, u përmenden edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 17:32

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë në FRONAL të T7 ka treguar detaje për takimin e sotëm të presidentes me liderët e partive politike ku është folur për zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se pas përfundimit të temës për zgjedhjet lokale, ku ishin propozuar 12 tetori dhe 17 tetori për mbajtjen e tyre, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte hapur edhe temën e ngërçit politik dhe se kishte theksuar nevojën për zhbllokim.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se është përmendur edhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, por se për këtë ëshë e nevojshme të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“E ngriti presidentja domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje, për ecje përpara, për dalje nga kjo gjendje, u diskutuar edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme por s’mund të shkojmë pa e konstituuar Kuvendin. Pasi u trajtua tema e zgjedhjeve lokale, u hapë kjo temë. Ishte si bisedë e lirë, spontane”, ka deklaruar Haradinaj në FRONTAL./Express/

aaaaa