Haradinaj paralajmëron përsëri: Hoti s'e ka mbështetjen time për këtë formë dialogu, kot shëtitet në Bruksel - Gazeta Express
string(105) "haradinaj-paralajmeron-perseri-hoti-se-ka-mbeshtetjen-time-per-kete-forme-dialogu-kot-shetitet-ne-bruksel"

Gazeta Express

27/07/2020 17:51

Haradinaj paralajmëron përsëri: Hoti s’e ka mbështetjen time për këtë formë dialogu, kot shëtitet në Bruksel

Gazeta Express

27/07/2020 17:51

Pavarësisht deklarimeve se partnerët e koalicionit nuk kanë asnjë pakënaqësi mes vete, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka bërë edhe një paralajmërim për kryeministrin Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

Pak ditë pasi pati kritika për dialogun dhe emërimin e Skender Hysenit si koordinator për bisedime, Haradinaj ka folur edhe njëherë lidhur me mosmarrëveshjet e partnerëve.

Lexo Edhe:

Lideri i AAK’së në një intervistë për Gazetën Blic citohet të ketë thënë se nuk e mbështet Hotin në dialog.

“Avdullah Hoti kotë “shëtitet” në Bruksel, nuk e ka mbështetjen time dhe të AAK-së për këtë formë dialogu”, ka deklaruar Haradinaj.

Të njejtin qëndrim karshi Hotit dhe dialogut e kanë edhe në Nismën Socialdemokrate.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj javën që lam pas në Pressing në T7 ka folur lidhur me emërimin e Hysenit, për të cilin tha se nuk ka pasur asnjë informacion./GazetaExpress/