string(73) "haradinaj-nominon-ajet-avdylin-kandidat-per-kryetar-te-komunes-se-artanes"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 17:56

Haradinaj nominon Ajet Avdylin kandidat për kryetar të komunës së Artanës

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 17:56

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot nominimin e Ajet Avdyli si kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Artanës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Z. Avdyli është mishërim i përkushtimit për çështjen kombëtare, si në diasporë, ku për dekada ka jetuar dhe vepruar në shërbim të komunitetit shqiptar, ashtu edhe në vendlindje, ku angazhimi i tij është i njohur e i vlerësuar,” shkroi Haradinaj.

 “Qeverisja komunale është niveli më i afërt i veprimit për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Me z. Avdyli, Artana fiton një mundësi të re për t’u qeverisur me dinjitet, dije dhe përkushtim,” tha ai.

aaaaa