Haradinaj ngushëllon për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Ilmi Ramadani ia kushtoi tërë jetën lirisë së atdheut - Gazeta Express
string(113) "haradinaj-ngushellon-per-vdekjen-e-ish-luftetarit-te-uck-se-ilmi-ramadani-ia-kushtoi-tere-jeten-lirise-se-atdheut"

Gazeta Express

28/08/2025 15:41

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Ilmi Ramadani ia kushtoi tërë jetën lirisë së atdheut

Gazeta Express

28/08/2025 15:41

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Ilmi Ramadani, duke thënë se ai s’pushoi së vepruari për lirinë e vendit.

Ai tha se Ramadani ia kushtoi tërë jetën atdheut me angazhimin e tij qysh në demonstratat e 68-ës.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e luftëtarit të lirisë, Ilmi Ramadani. Ilmiu, tërë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut duke u angazhuar qysh i ri në veprimtarinë ilegale bashkë me ata që nisën demonstratat e ‘68-ës dhe përkundër ndjekjes e burgosjes nga regjimi serb nuk pushoi së vepruari asnjë moment. Edhe në kohën kur duhej treguar gatishmërinë për sakrificë, Ilmiu do të angazhohej në luftën e UÇK-së për të realizuar amanetin e brezave për çlirimin e Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, veprimtarëve e bashkëluftëtarëve duke uruar që dhimbjen ta kthejnë në forcë. Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit, Ilmi Ramadani!”, ka shkruar Haradinaj.