Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në tubimin e mbajtur sot në Gjakovë, ka thënë se katër vitet e qeverisë Kurti i kanë kushtuar shtrenjtë Gjakovës.
Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale nuk din asgjë përveç propagandës.
“Dështimi i qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë Gjakovës. Rruga Gjakovë-Klinë, u la në harresë nga një pushtet që nuk di të bëjë asgjë përveç propagandës. Gjakova, një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës, meriton më shumë. Plani ynë është konkret: përfundimi i rrugës Gjakovë-Klinë brenda 6 muajve të parë të qeverisjes, realizimi i Autostradës së Dukagjinit, aktivizimi i aeroportit për fluturime komerciale dhe krijimi i zonës amerikane të biznesit. Më shumë se kaq – do të ndërtojmë një industri prodhuese ushtarake dhe poligon me standarde NATO-s në brezin kufitar, duke hapur mijëra vende pune për gjakovarët”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se koha e mashtruesëve ka marrë fund.
“Gjakova sot masovikisht, i tha Jo mashtruesit që e ka izoluar Kosovën dhe e ka dëmtuar sigurinë kombëtare. Me 9 shkurt, votoni 137 për një Kosovë Fituese – për anëtarësim direkt në NATO, për siguri energjetike, çmim energjie të përballueshëm, për paga minimale jo nën 500 euro dhe për zhvillim ekonomik që i jep dinjitet çdo qytetari. Gjakova e di – koha e mashtruesve ka marrë fund. Ja sot, ja kurrë për Kosovën Fituese”, është shprehur Haradinaj.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...