Haradinaj nga akademia për Mujë Krasniqin: Këta djem e përzunë Vuçiqin e Milloshin prej Kosovës - Gazeta Express
string(94) "haradinaj-nga-akademia-per-muje-krasniqin-keta-djem-e-perzune-vuciqin-e-milloshin-prej-kosoves"

Haradinaj nga akademia për Mujë Krasniqin: Këta djem e përzunë Vuçiqin e Milloshin prej Kosovës

Gazeta Express

14/12/2019 16:45

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi – Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.

Ai tha se 20 vjet nga vdekja e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, po të njejtën ditë u formua Ushtria e Kosovës. Ai tha se lufta e lavdishme triumfoi 20 vjet më vonë dhe iu kthye ndera Shqipërisë.

Lexo Edhe:

“Ne pas asaj ditës së dhimbshme kur 41 të bijve dhe bijave kanë ra për një ditë, për një kohë të shkurtër, për liri, lufta jonë triumfojë dhe 20 më vonë u kthye ditë më ditë u kthye ndera e Shqipërisë, të zgjedhurit e Kuvendit votuan Ushtrinë e Kosovës. Mujë Krasniqi vetë ka marrë vendim për të hyrë në vija të luftës. Jam thellë i bindur se kemi me ecë hapa përpara para miqve tanë, sa herë që të mendojnë ku jemi ne kemi me qenë përpara tyre. Këto fjalë janë me meritë me i fol në ditën e Mujës dhe bashkëluftëtarëve”, tha Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje nga kjo akademi përkujtimore iu kundërpërgjigj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në lidhje me mohimin e masakrës së Reçakut.

Haradinaj tha se Vuçiqi nuk mund ta mohojë faktin që këta djem të UÇK-së e përzënë atë dhe kolegët e tij nga Kosova.

“Vuçiqi edhe kolegët e tij Vulini e të tjerë e mohojnë Reçakun, por një gjë s’munden ta mohojnë se djemtë e UÇK-së e kanë përzënë prej Kosove, edhe Milloshin edhe Vuçiqin, këtë s’mundet me mohu se dikur ka qenë këtu ka ndejtë këmbëkryq, e dimë krejt kush ka ndejtë në Grand, le që s’ka me mujt me u kthy më, por ne kemi me u forcu si popull, kush të mundohet me e thy shqiptarin le të mëson pak nga historia”, tha ai, raporton EO.