Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi - Gazeta Express
string(68) "haradinaj-nese-ushtaret-serbe-shkelin-ne-kosove-bombardohet-beogradi"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2022 22:49

Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi

Lajme

Gazeta Express

09/03/2022 22:49

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se nuk ka analogji mes luftës së Kosovës dhe asaj në Ukrainë. Haradinaj, megjithatë sheh një mos-reagim të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu siç ishin vonuar për të ndërhyrë në Kosovë.

I pari i AAK’së thotë se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit por, sipas tij, s’ka fare prezencë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Haradinaj thotë se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.

“Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bën këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ia gjet zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ia gjet zgjidhjen Serbisë, pasi këtë e kanë bërë edhe një herë në vitin 1999”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, shtoi Haradinaj.

“Ne duhet të bëjmë punët tona. Por, Serbia e di se Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë e tjerëve”, deklaroi Haradinaj.